Gazetari i RAI3: Iu dhamë zë përfaqësuesve të institucioneve, Ahmetaj ishte i besuari i kryeministrit për 15 vjet

Saturday, 08 June 2024 13:32
 
 

Emisioni “Report” në radio-televizionin italian RAI3 prej ditësh ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri, duke ngjallur njëherësh debate dhe replika.

Pas transmetimit të materialit ku përfshihej edhe intervista me kryeministrin e Shqipërisë, Rama ka kritikuar ashpër programin Italian dhe produktin e transmetuar duke vënë paralele me ish-Sigurimin e Shtetit. Rama tha: “Kjo eksperiencë kishte ne përmbajtje shume baltë për Shqipërinë; baltë e prodhuar këtu, në Tirane. Dhe e gjithë ajo baltë e eksportuar nga këtu në Itali dhe e ekspozuar në ekranin e Shërbimit Publik italian, me lloj-lloj emra shqiptarësh e me dyshime të pambështetura në fakte, pa asnjë interes për publikun italian, është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar dhe pikë. RAI 3 dha dy shfaqje të neveritshme të një gjasme gazetarie investigative”.

 

Pas reagimit të parë përmes një videoje, nga Gjadri ku po bëhen gati strukturat pritëse për emigrantët sipas marrëveshjes me qeverinë italiane dhe përkrah kryeministres Giorgia Meloni, shefi i qeverisë shqiptare rikujtoi atë që e cilëson si “baltë e hedhur mbi Shqipërinë për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive”.  Polemika vijoi edhe të enjten, ku në një postim në Twitter, kryeministri shqiptar ndërsa kritikon opozitën, përmend edhe programin e RAI3.

Televizioni News 24 njoftoi sot se i ka dërguar radio-televizionit italian një kërkesë për koment mbi deklaratat e kryeministrit shqiptar.

Në përgjigje të e-mailit, një reagim ka ardhur nga gazetari Sigfrido Ranucci, njëherësh, drejtuesi i programit të njohur investigativ ‘Report’ në RAI3.   Në këtë komunikim, Ranucci mbron punën e tij dhe ndërsa i referohet Arben Ahmetajt, thotë se ai ka qenë në fakt, për 15 vjet, një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit shqiptar:

“Report” ka bërë një punë rigoroze me dokumente institucionale italiane dhe shqiptare dhe u ka dhënë zë disa përfaqësuesve institucionalë shqiptarë, përfshirë ish-Zëvendëskryeministrin që ka fituar besimin e Ramës për rreth 15 vjet" - tha Ranucci. 

Programi i RAI 3 është marrë me ndërtimet, ish-kryeministrin Arben Ahmetaj, qendrën e pritjes së emigrantëve, krimin e organizuar e të tjerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...