Berisha: Nga gjithë fitoret dhe gëzimet e demokratëve, fitorja e sotmja do shënohet në histori si ajo më e rëndësishmja

Tuesday, 11 June 2024 23:02
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha është bashkuar me fitoren dhe gëzimin e demokratëve pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer vulën dhe simbolet në Partinë Demokratike, duke e quajtur si fitorja më e rëndësishme në histori.

‘Nga gjithë fitoret dhe gëzimet e demokratëve, fitorja e sotmja do shënohet në histori si ajo më e rëndësishmja’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

 

Berisha: Por vitet e fundit, me të njëjtën egërsi që komunistët shkallmuan simbolet fetare, përdhosen simbolet kombëtare, kërkuan në hakmarrjen më primitive të zhduknin flamurin e lirisë, e demokracisë në Shqipëri

Këtë flamur kërkuan ta grabisnin!

Këtë flamur kërkuan ta tjetërsojnë.

Ishte planifikuar që ky flamur të zhdukej dhe të mbetej një relike e historisë.

Kësaj here jo nga komunistët, por nga një formë e re perverse diktature, që së fundmi u pagëzua edhe nga mediat ndërkombëtare si shtet i mafies, si narkoshteti!

Ishte pikërisht lufta jonë ndaj këtij narkoshteti, ishte ekspozimi që u bëmë vjedhjeve të tyre monstruoze, denoncimet qe ne bëmë ndaj krimeve të Edi Ramës, që nisën këtë luftë të egër ndaj flamurit të Partisë Demokratike.

Dhe e paguam me sakrifica këtë luftë kundër narkoshtetit.

Që nga kryetari, që është prej muajsh në arrest pa asnjë akuzë, e deri te mbështetësi më i ri i Partisë Demokratike, të gjithë kemi bërë pjesën tonë të sakrificave.

Por pse sakrifikojmë ne?

Ne sakrifikojmë për dinjitetin e shqiptarëve.

Ne sakrifikojmë për pluralizmin politik.

Ne sakrifikojmë për interesin kombëtar.

Ne sakrifikojmë për demokracinë.

Dhe në këto sakrifica, ne ia dolëm që ta shpëtojmë flamurin e Partisë Demokratike.

Me këtë flamur ne sot i fshijmë lotët Shqipërisë, e cila në 10 vite ka humbur 35% të bijve dhe bijave të saj nga regjimi i Edi Ramës.

Nga një shpopullim genocidal, që se ka parë kurrë historia e Shqipërisë.

Nga një shpopullim genocidal, plotësisht i qëllimshëm, nga narkoshteti i Edi Ramës.

Prandaj nga gjithë fitoret dhe gëzimet e demokratëve, fitorja e sotmja do të shënohet në histori si ajo më e rëndësishmja.

Sepse sot ky flamur u përjetësua, si simboli i kryengritjes më epike të shqiptarëve ndaj së keqes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...