Rikthimi i vulës te Berisha/ Argita Malltezi: Çdo derë e PD-së e mbyllur për Bashën

Tuesday, 11 June 2024 23:04
 
 

'Ftesa për bashkimin e PD-së është ndaj çdo demokrati dhe demokrateje, por dera për Lulzim Bashën është e mbyllur'.

Kështu u shpreh Argita Malltezi pas vendimit të Apelit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.

 

Në një intervistë dhënë A2 CNN, Malltezi theksoi se Basha ka kontribuar në shkatërrimin e PD-së në vite.

Mendoj që PD ka bërë gjithnjë ftesë për bashkim. Dyert janë të hapura për çdo demokrat. Basha nuk ka kontribut për këtë ditë, ka kontribut për kapjen e opozitës dhe shkatërrimin e saj në vite. Nuk duhen harruar gabimet se ndryshe përsëriten. Mendoj që i ka mbyllur vetes çdo derë”.

E pyetur se pas kësaj a duhet të largohet Berisha si kreu i PD-së dhe t’i hapë rrugë garës së saj në krye të PD, Malltezi u përgjigj: “Unë pjesë e PD kam qenë që në ‘90. Qëndrestarët nuk luftojnë për t’u larguar në momentin që fituan një betejë. Ne fituam një betejë, kemi beteja të tjera për të fituar deri sa të fitojmë luftën, që është rrëzimi i Ramës. Pas kësaj Berisha ka thënë referendum për kryeministër”.

Pa fshehur emocionet për rikthimin e vulës së PD, Malltezi tha se ky është një vendim i një drejtësie që reflekton normalitet, përkundër vendimeve të tjera, për të cilat ajo u qëndron deklaratave për gjyqësor të kapur.

Është një vendim i thjeshtë, por rikthimi i normalitetit në prizmin juridik është shumë i rëndësishëm. Të gjithë njerëzit që vijnë te rruga dhe kjo atmosferë e tregon. Ne kemi detyrë si qytetarë të thjeshtë të denoncojmë çdo gjë që devijon nga rruga e ligjit dhe tregon kapjen e drejtësisë. Drejtësia mund të mos jetë e kapur, mund të jetë e gabuar, por kur gabimi është persistent ajo është drejtësi e kapur. Unë u qëndroj atyre që kam thënë, janë vendime të një drejtësie të kapur. Ky është vendimi i një drejtësie që reflekton normalitet. Ka edhe gjyqësor të pakapur nga Rama”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...