Nga non-grata te arresti shtëpiak, Berisha nxjerr në shitje librin në Amazon: Ja ku do të shkojnë fitimet

E mërkurë, 12 June 2024 19:30
 

Një ditë pas vendimit të Apelit për ti kthyer vulën e Partisë Demokratike, lideri i opzoitës Sali Berisha ka njoftuar hedhjen në treg për shitje, përmes platformës Amazon, të një libri i cili përmbledhje zhvillimet që nga vendimi i Departamentit të Shtetit për ta sanksionuar atë dhe familjen e tij ‘non-grata’ e deri te vendimi i GJKKO-së që ka marrë vendim për ta lënë në arrest shtëpie.

Berisha njofton se është vendosur çmimi më i ulët i mundshëm 1,99$ pasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Fëmijët Shqiptar”.

“Të dashur miq, libri “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit- Rasti i ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha: Nga nongrata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal, gjendet tani në Amazon.com si një e-book (Kindle). Është vendosur çmimi më i ulët i mundshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Fëmijët Shqiptar”. Ftoj bashkobmasit tanë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigracion dhe Diasporë të shpërndajnë këtë libër tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimore. Në rrafshin politik një diktaturë për instalimin e saj të plotë duhet të ndërmarrë: Arrestimin e liderit të opozitës dhe nxjerrjen jashtë ligji të partisë kryesore të opozitës. Me ndihmën e korrupsionit transacional, të parën, kreu i narkoshteti të Shqipërisë Edi Rama e ka realizuar, për të dytën ai po bën gjithçka që ta realizoj.“- njofton Berisha.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...