Berisha: Mesazhi i arritjes së djeshme është një dhe vetëm një - bashkimi, bashkimi dhe vetëm bashkimi!

E mërkurë, 12 June 2024 21:29
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur sërish te vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit i cili riktheu vulën dhe simbolet në selinë blu, aty ku është shumica e demokratëve.

‘Mesazhi i arritjes së djeshme është një dhe vetëm një: Është bashkimi, bashkimi dhe vetëm bashkimi!’,  u shpreh Berisha në protestën që zhvillohet në mbështetje të tij në ‘Rrugën e Shpresës’. 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestare dhe qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të një kauze të madhe.

Ju mblidheni sot pasi keni korrur një fitore të vërtetë.

Fitore të vërtetë për veten tuaj, për demokratet dhe demokratët, por fitore të vërtetë për të gjithë shqiptarët, që e ndjejnë veten shqiptarë dhe Shqipërinë e dheun e tyre.

Dje triumfoi e drejta mbi padrejtësinë.

Triumfoi pluralizmi politik mbi pluralizmin fals dhe fasadë.

Dje një vendim i gjykatës nxori në pah para shqiptarëve dhe botës se si Edi Rama kishte keqpërdorur në shkallë ekstreme drejtësi e politikë për të marrë peng flamurin e PD, flamurin e pluralizmit politik të Shqipërisë, të arritjeve të saj epokale në rrugën e demokracisë.

Por dje theksova dhe sot në emër tuaj dua të ritheksoj edhe njëherë se mesazhi i kësaj arritje është një dhe vetëm një.

Është bashkimi, bashkimi dhe vetëm bashkimi.

Miqtë e mi, është bashkimi dhe vetëm bashkimi sepse betejën vendimtare, fitoren vendimtare e kemi përpara për ta arritur.

Dhe kjo kërkon kontributin e çdo demokrati dhe demokrateje.

Ndaj dhe edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë demokrateve dhe demokratëve që ndjejnë shpirtin e tyre të pastër, të cilët për një arsye apo për një tjetër, kanë mbajtur qëndrime të tjera, të bashkohen. Të bashkohen me ne! Të kthehen në shtëpinë e tyre.

Bashkimi në diversitet është tipari që fitoi Partia Demokratike pas rithemelimit.

Bashkimi në diversitet është shpirti demokratik i kësaj partie dhe anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.

Bashkimi në diversitet është dimensioni i ri më i fuqishëm i PD-së, i partisë së pluralitetit të mendimit, i partisë së pluralizmit politik në Shqipëri.

Ndaj dhe bashkohuni, jeni të mirëpritur me dinjitet të plotë, me vendimet tuaja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...