Berisha: Nuk jemi kurrë njëlloj. Cilido që krahason Sali Berishën me Edi Ramën, krahason të pakrahasueshmit

E Enjte, 13 June 2024 10:38
 
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur edhe te propaganda që bëjnë analistët e paguar nga pushteti se lideri i opozitës është njëlloj me Edi Ramën.

‘E vërteta është se ne nuk jemi kurrë njëlloj.Cilido që krahason Sali Berishën me Edi Ramën, krahason të pakrahasueshmit’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar në ‘Rrugën e Shpresës’. 

 

Berisha: Kurse për ndonjërin që arrin si automat të përsërisë se këta janë njëlloj, e madje demokratët edhe më keq, i them se e lexon historinë kokëposhtë.

E vërteta është se ne nuk jemi kurrë njëlloj.

Kurrë nuk jemi njëlloj.

Dhe cilido që krahason PD-në me PS-në, krahason të pakrahasueshmen.

Cilido që krahason Sali Berishën me Edi Ramën, krahason të pakrahasueshmit.

Cilido që krahason qeverisjen e PD me qeverisjen më hajdute në historinë e kombit, ndihmon Edi Ramën.

Ndihmon Edi Ramën, mbron Edi Ramën.

Më thoni ju mua si mund të krahasohen, më tregoni një rast të vetëm që drejtorët dhe ministrat fituan tendera gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Ja ku e keni Edi Ramën në saraje me gjatësi themelesh 720 metra.

Ja ku është Sali Berisha, në një apartament 130 metra, 37 metra më të madh se atë që kishte në diktaturë.

Cilido që krahason dy qeverisjet, mashtron veten, të tjerët dhe ndihmon Edi Ramën.

Sepse në atë qeverisje, rrogat u dyfishuan, pensionet u dyfishuan.

U ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë.

Miqtë e mi, do t’u them një gjë mjaft interesante. Po lexoja këto ditë se si në 10 vite të qeverisë shqiptare 90 vite më parë, ishin ndërtuar 830 kilometra rrugë.

Më gjeni pak sa janë ndërtuar në qeverinë e Edi Ramës? Sa kilometra? Janë ndërtuar 100 mijë kilometra mashtrim. Mashtrimet e tij qarkojnë globin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...