Berisha: Deputetëve që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD

E Enjte, 13 June 2024 10:40
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë një tjetër thirrje deputetëve të PD-së që ende nuk janë afruar në grupin parlamentar.

‘Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD. Jeni të mirëpritur!’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’. 

 

Berisha: Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë.

Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD.

Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën.

Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur.

Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD.

Beteja e madhe është përpara.

Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin.

T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij.

Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura.

I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë!

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...