Lubonja: Kur një kryeministër fut krimin në ekonomi dhe SPAK nuk ndërhyn, do të thotë se Rama nuk e ka frikë SPAK

E Enjte, 13 June 2024 21:58
 
 
 
Analisti Fatos Lubonja në studion e emisionit “Open” tha se nëse për 5 vjet do të mund të pastrohet ky vend, do e mbështeste SPAK, por nuk beson se kjo mund të ndodhë.
Teksa është debatuar mbi hetimin që SPAK po kryen ndaj Presidentit të PL-së, Ilir Meta dhe akuzat e këtij të fundit ndaj SPAK, Lubonja tha se i paprekshmi i vetëm që ka qenë në Shqipëri, është ai që ka qenë në krye të shtetit.

“Kemi një Edi Ramë të paprekshëm, që nuk ka frikë fare. E dëgjoni ju kur flet Edi Rama? Një Kryeministër që jep leje për kulla, ka dhënë një tjetër 24 katëshe tjetër në qendër të Tiranës. Po fut krimin në ekonomi, atëherë kur do të ndërhyjë apo veprojë SPAK?

Dosja e famshme “Metamorfoza” çfarë bie në sy atje? Krimi i vetëm që akuzohen këta është tentativa për vrasje, ndërkohë që këto janë banda që kontrollojnë terrenin, që kanë bërë krime elektorale, që kanë marrë status investitori strategjik, që janë ndihmuar nga ky Kryeministër, që pastrojnë para, Kryeministri nuk ka frikë”, tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...