Meta në prokurori/ Sulo: SPAK me dy standarde, pse nuk bën hetim pasuror për Ramën, Veliajn, Bashën...

E Enjte, 13 June 2024 22:00
 
 

Në emisionin 'Open' është diskutuar mbi deklarimet e fundit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili sot u paraqit në SPAK.

Meta ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK dhe kreut të kësaj Prokurorie, Altin Dumani. Kreu i PL-së është paraqitur për herë të 3 në SPAK. “Po shkoj te Dum Dumani”, tha Ilir Meta, duke u shprehur se është marrë në pyetje si “kundërshtar i regjimit”. Madje Meta e cilësoi SPAK si aleatin bashkëqeverisës të Edi Ramës.

Lidhur me qëndrimin e Metës ndaj SPAK, analisti Arion Sulo tha se duket se SPAK ka përparuar me çështjen e hetimit ndaj kreut të PL-së. Sulo tha se afatet po ngushtohen dhe mund të kemi veprime të tjera të SPAK ndaj z. Meta.
 

“Akuzat e Metës i shoh të drejta. Meta sot është pyetur për hetimin pasuror. Hetimi pasuror çoi në masë sigurie edhe Arben Ahmetajn. Pra SPAK kur të ve në shënjestër, nëse nuk gjen çështjes, bëjnë hetim pasuror si rrugën më të shkurtër.

 

Po mirë për Edi Ramën apo Erion Veliajn apo Lulzim Bashën dhe të gjithë të tjerë, nuk mund të bëhet hetim pasuror.

Këta jetojnë në vila, kanë fëmijët jashtë, pse nuk bëhet hetim pasuror”, tha Sulo.

Gazetari u shpreh se në rastin e Ahmetajt nuk u hetua për inceneratorët, sepse kishin frikë mos dilte Edi Rama apo Erion Veliaj, dhe çfarë bënë i hetuan pasurinë.

“Sali Berisha po hetohet prej 4 vjetësh, për një ngjarje të 2008-2009. Ore Ilir Meta të hetohet për të gjitha gjërat, por s’mund të kemi minimimin dy standarde. Kemi akuzat publike të RAI3 ndaj Kryeministrit, kemi takimin me përfaqësuesin e Sinaloa me Edi Ramën në zyrën e tij, pse nuk hetohet?”, tha Sulo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...