Berisha: Mafia pushtet-banda në Shkodër djeg tregun dhe banesat për ndërtim të pallateve!

Premte, 14 June 2024 22:30
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka parë përtej zjarrit që rrafshoi tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, i cili shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe përtej tymit të zi që mbuloi qytetin pasditen e sotme.

“Mafia e pushtet- banda në Shkodër djeg tregun dhe banesat për ndërtim të pallateve! Krim shtetëror mafioz”, ishte konkluzioni në të cilin doli Berisha duke publikuar pamjet. 

 

Zjarri ra rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura  dhe zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë njoftuan se  po bënin evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikoheshin nga zjarri ndërkohë që zjarrfikësit punonin për shuarjen e tij. Një grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë u njoftua se ka nisur punën për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit.

 

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...