Berisha: Kërkoj lirimin urgjent të protestuesve! Narkopolicët që i sulmuan në mënyrë banditestke do të marrin secili ndëshkimin

Premte, 14 June 2024 22:32
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar lirimin urgjent të qytetarëve të cilët protestuan para Bashkisë Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas publikimit të aferës 5D dhe inceneratorit fantazëm.

‘Kërkoj lirimin urgjent të protestuesve! Narkopolicët që i sulmuan në mënyrë banditestke do të marrin secili ndëshkimin’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’. 

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemrta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të kauzës të madhe, kauzës së drejtë.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, që ndriçojnë mendjet, zemrat e shqiptarëve në të katër anët e dheut.

Dua të përshëndes sot në veçanti qëndrestarët për betejën që zhvilluan te bashkia e krimit, për të çliruar sot bashkinë e Tiranës nga një monstër e moralit njerëzor, nga një hajdut i shpërfytyruar që vjedh me modelin 100 përqind taksat e qytetarëve të Tiranës, Erion Velinë.

Sot narkopolicë me uniformë kanë sulmuar përsëri egërsisht guximtarët, heronjtë e protestës.

Dënoj me forcë më të madhe aktet e tyre banditeske dhe garantoj se provokacionet dhe dhuna ndaj protestuesve te bashkia do shndërrohet në ndëshkim për secilin prej tyre.

Kërkoj lirimin urgjent të guximtarëve, qëndrestarëve.

Beteja jonë nuk ndalet kurrë gjer në fitore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...