Berisha publikon përgjimet: Një dosje për AKSHI-n implikon direkt baxhanakun, kunatën dhe vetë Edi Ramën

Premte, 14 June 2024 22:38
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal në familjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij gjatë protestës në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha ka publikuar përgjimet e një dosje të AKSHI-t që implikon direkt baxhanakun, kunatën dhe vetë Edi Ramën. 

 

Berisha: Të dashur miq, pak ditë më parë, të mërkurën unë i kërkova një interpelancë Edi Ramës.

Edi Rama e refuzoi, veshur me fustanin e Lindës së Parlamentit, deklaroi se nuk pranoj interpelancën tënde se ti hyn në jetën personale, se ti fyen, etj.

Të gjitha të pavërteta.

Mirëpo siç kam deklaruar, unë çdo gjë do bëj publike në emër të interesave publike të shqiptarëve.

Miqtë e mi, në Skrapin e partisë po zhvillohet një betejë e egër.

Një dosje për AKSHI-n implikon direkt baxhanakun, kunatën dhe vetë Edi Ramën.

Në një regjistrim ambiental të shtetasit Gerond Meçe, ortaku i baxhanakut të Edi Ramës, Armando Fangu, rezulton se ky shtetas ka takuar në ambientet e zyrës së tij një shtetas tjetër.

Shtetasi tjetër me inicialet A. K. i kërkon Gerondit që ta ndihmojë me anë të lidhjeve që ka me ortakun e tij, baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Linda Ramës, Armando Fangu për tenderat te AKSHI dhe me ndërhyrje direkt te zonja Linda.

Gerondi ka dalë garant dhe thotë se te AKSHI çdo gjë e kontrollon vetë, deri tek dalja e tenderave.

Ai pranon se Armando Fangu është pronar de facto i kompanisë ABC dhe Kane dhe kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit nëpërmjet zonjës Linda.

Të gjitha këto përgjime janë në dosje dhe nuk janë megjithëse vetë zonja takon, sipas burimeve, të cilat të mos identifikohen, një prokuror të Skrapit, Mara, dhe bën presion të jashtëzakonshëm për likuidimin e dosjes.

Likuidimin e dosjes së përgjimit ambiental e kërkon me insistim të madh mercenar Dumani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...