Dosja e baxhanakut të Ramës në SKAP/ Berisha pyet kryeministrin: A është takuar zonja jote me prokurorin Mara për të shkatërruar hetimet?

Premte, 14 June 2024 22:35
 
 

Lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën, se ka takuar prokurorin e SPAK për të shkatërruar hetimet e dosjes së baxhanakut të Edi Ramës.

‘A është takuar zonja jote me prokurorin Mara për të shkatërruar hetimet?’, pyet Berisha gjatë fjalës së tij në protestën që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

 

Berisha: Tani unë kam këto pyetje për Edi Ramën.

Edi Rama, ke dijeni ti për këtë dosje apo nuk ke?

Ke dijeni ti se baxhanaku yt ka fituar dhjetëra, qindra tendera vetë dhe me prestanome nga AKSHI?

Edi Rama, a është një nga burimet e fuqishme të pasurimit të familjes tënde?

Edi Rama, ke dijeni ti është takuar zonja jote me prokurorin Mara apo jo?

Edi Rama, ke porositur ti Zamanin që të shkatërrohet dosja dhe të mos hetohet AKSHI për tenderat kriminale, lidhjet kriminale me Armando Fangun?

Këto ishin pyetjet dhe dhjetëra e dhjetëra të tjera që unë do t’i bëja ty në parlament para gjithë shqiptarëve.

Por përdore Lindën e Parlaentit për të më hequr fjalën.

Tani unë përpara shqiptarëve do të them çdo të vërtetë rreth teje, familjarëve, ministrave, zyrtarëve që nuk ngopeni kurrë duke vjedhur këtë popull.

Ndaj dhe u bëj thirrje si shpresa e vetme e Shqipërisë, të vazhdojmë këtë betejë gjer në përmbysjen e këtij shteti krim dhe krimi shtet.

E këtij shteti mafioz me në krye Edi Ramën.

Të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e tyre.

Ta rikthejmë Shqipërinë në dheun e shpresës, në dheun e shpresës, begatimit, lirisë, prosperitetit dhe të ardhmes së tyre.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...