Berisha: Me të gjithë këto akte del qartë fytyra e shëmtuar dhe metastazat e korrupsionit transnacional shqiptaro-britanik

Hënë, 17 June 2024 21:42
 
 

Kreu i PD dhe opozitës, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me veprimet skandaloze të ambasadorit britanik në Shqipëri  Alistair King-Smith.

Berisha ka theksuar se të gjithë këto akte del qartë fytyra e shëmtuar dhe metastazat e korrupsionit transnacional shqiptaro-britanik. 

 

Fjala:

Miqtë e mi, po kur ndodhën këto? Si ndodhën?

Këto ndodhën pasi zyrtari i Home Office që kishte firmosur për përjashtimin tim, dhe që e sheh se nuk kishte asgjë në tavolinë të vërtetë, i kërkon Alistair King-Smith se çfarë mendon ti nëse i heqim përjashtimin Sali Berishës?

Zotëria e tij, duke mos pasur asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë, i thotë se kjo do na dëmtojë shumë reputacionin, në qoftë se e heqim qoftë me proces ligjor, qoftë me proces administrativ.

Pra, nuk kishte rëndësi e vërteta, por kishte rëndësi reputacioni.

E kuptoni vetë ju se çfarë mentaliteti korruptiv është ky!

Se çfarë mentaliteti është ky.

Së dyti, ka një perlë tjetër, shumë të fortë, kur personi që kishte firmosur ndalimin tim mbi bazën e kërkesave që i kishin dërguar, ndalet tani, thotë t’i shqyrtojmë tani se qenka problem.

Dhe i dërgon zyrës së paraardhësit, Alistair King-Smith, shkresën se ku e keni bazuar këtë propozim.

Përgjigjia ishte se e kemi bazuar ndër të tjera në 38 deep-tel, në telegrame diplomatike.

Punonjësi i çon shkresën, ma sill pak atë dosjen e 38 deep-telëve. Përgjigjia ishte ajo që asnjë punonjës i një shteti të botës së katërt nuk e jepte, se kanë humbur, nuk i kemi, në një kohë kur i kishin të gjitha, por ishin kot dhe bosh.

Miqtë e mi, atëherë a nuk del e qartë me të gjithë këto akte, fytyra e shëmtuar dhe metastazat e korrupsionit transnacional shqiptaro-britanik në administratën e qeverisë së madhërisë së tij?

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...