Berisha denoncon skandalin: Mijëra dokumente të dërguara nga ne, nuk u dorëzuan qëllimisht në Ministrinë e Brendshme britanike

Hënë, 17 June 2024 21:44
 
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar skandalin që ndodhi me vendimin e sotëm të Ministrisë së Brendshme britanike.

Sipas Berishës, ‘mijëra dokumente të dërguara nga ne, nuk u dorëzuan qëllimisht në Ministrinë e Brendshme britanike’. 

 

Berisha: Të dashur miq, çfarë tregon vendimi i sotëm?

Vendimi i sotëm tregon se përjashtimi im është bazuar në dy artikuj të medieve të Xhorxh Sorosit, BIRN dhe Balkan Insight dhe në një artikull të Bolinos së Edi Ramës dhe deklaratë të Lulzim Bravës.

Siç ju thashë, ne mësuam të vërtetën nga procedura sepse në vendimin e Home Officë për rishikimin zyrtar të këtij institucioni, fshehën mijëra e mijëra faqe të dorëzuara nga ne me qëllim fshehjen e mashtrimit të parë.

Këtë fshehje e fakton, e pohon sot SIAC, që thotë se përfaqësuesit ligjore të qeverisë nuk i kanë dhënë Home Office provat tona, mijëra e mijëra faqe, dokumente, pasi pretendonin, mashtronin se ato janë dorëzuar me vonesë.

Miqtë e mi, çdo provë, çdo fakt, çdo fgaqe është dorëzuar në kohë dhe me përpikmëri në përputhje me marrëveshjen e avoketërve të mi me zyrtarët e Home Office.

Por problemi është se provat, faktet e paraqitur nga avoketërit e mi në mijëra faqe, rrëzonin, shkrinin si rrezja e diellit brymën, mashtrimin e diplomatëve të korruptuar dhe korruptorëve të tyre, Edi Rama, Erion Veliaj dhe Lulzim Brava.

Ndaj dhe mijëra faqe nuk u dorëzuan Sekretares së Shtetit sepse ajo do mësonte të vërtetën me këto faqe dhe sepse po t’i dorëzoheshin asaj, do detyrimisht do të pranoheshin nga SIAC-i.

SIAC-i pranonte vetëm dokumentet e dorëzuara para Sekretares së Shtetit.

Shikoni çfarë akti të papërgjegjshëm dhe të ulët bën, për të mbrojtur korrupsionin transnacional, paraardhësi i Alistair King-Smith, Norman Duncan fshehu faktet, mijëra fakte,nuk iu dorëzuan sekretares në mënyrë që të mos shkonin për dorëzim në SIAC.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...