Ndryshojnë emrat, por jo skemat/ ‘Eco Tirana’ thith në qershor 2 mld e 557 mln lekë nga buxheti i Bashkisë Tiranë

Hënë, 17 June 2024 21:46
 
 

Teksa prokurorët e strukturës së Posaçme SPAK, kanë vënë në lupë veprimtarinë ekonomike të kompanisë së pastrimit të mbetjeve “Eco Tirana”, drejtuesit e kësaj të fundit shqiptarë dhe italianë, në fillim të muajit Qershor 2024, kanë arkëtuar përmes dy transaksioneve një shifër prej 2 miliardë e 558 milionë lekë të vjetra.

Dy pagesat janë kryer nga buxheti i bashkisë së Tiranës, që drejtohet nga Erion Veliaj, të cilat mbajnë datën 7 qershor 2024. 

 

E para pagesë që është kryer në llogarinë e “Eco Tirana” mban shifrën prej 104.092.046 lekë të reja. Ndërsa pagesa e dytë mban shifrën prej 151.665.300 lekë të reja.

Prej disa muaj SPAK, po heton veprimtarinë e kësaj kompanie të themeluar në vitin 2016 me 51 për qind të aksioneve nga bashkia e Tiranës, e cila ka autorizuar Keti Luarasin dhe 49 për qind të aksioneve nga italianët e “AGSM AIM”.

E ndërsa, dy nga anëtarët e Këshillit Administrativ të kësaj kompanie, Taulant Tusha, i arrestuar nga SPAK në muajin dhjetor 2023 dhe Redi Molla i arrestuar në muajin Mars 2024, janë larguar nga kjo kompani, sërish skema e veprimtarisë vijon duke arkëtuar mijëra euro çdo muaj nga buxheti i Bashkisë së Tiranës.

Në vend të Taulant Tushes, në Këshillin Administrativ të kompanisë “Eco Tirana” është vendosur prej muajit dhjetor 2023 Anjeza Çapllani, e cila njëherësh është vendosur administratore kësaj kompanie.

Kurse në vend të Redi Mollës, në Këshillin Mbikëqyrës të kompanisë “Eco Tirana” është emëruar Enkeleida Omeri, e cila njëherësh është drejtore e Administratës në Bashkinë Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...