Berisha denoncon skandalin: Altin Dumani i dha ortakut të Karlo Bolinos tenderin me 99.9 % të fondit limit

E mërkurë, 19 June 2024 11:36
 
 
 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar skandalin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumanit, në lidhje me dhënien e një tenderi me 99.9% të fondit limit.

‘Altin Dumani i dha ortakut të Karlo Bolinos tenderin me 99.9 % të fondit limit’, u shpreh Berisha në protestën që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

Berisha: Miqtë e mi, qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se një kupolë e tmerrshme mafioze, kombëtare dhe ndërkombëtare, rëndon çdo ditë mbi qenien e tyre.

Sot po lexoja se Altin Zamani ka firmosur tender me negociata me 99.9 përqind të fondit limit. Me 99.9 përqind vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Edhe njëherë, çdo shqiptar duhet ta dijë se flamuri i zi i vjedhjes ngrihet në çdo tender që jepet me 99.9 përqind të fondit limit.

Se aty ku tenderi jepet me 99.9 përqind të fondit limit, aty më së paku 30, 40 përqind vidhet nga autoriteti kontraktues.

Dhe i thuhet 99.9 përqindëshit sill këtë fond limit, që të ndajmë bashkë shumat.

Po cila është kompania që fitoi tenderin 99.9 përqind të Zamanit?

99.9 përqind tenderin e mercenarit Altin Dumani e fitoi TBS 96 e ortakut të Karlo Bolinos, famozit Xhori.

Famozi Xhori është i denoncuar në SPAK si një hajdut i tmerrshëm që së bashku me Ogerta Manastirliun, firmosën tenderin e mushkërive artificiale, respiratorëve, të çelur dhe të mbyllur për 24 orë.

Dhe nga 50 respiratorë, Artan Xhori, Artan Bolino, Artan Rama solli 5 gjithsej.

Ky është.

KLSH ka bërë detyrën e tij, e ka denoncuar publikisht këtë mafioz së bashku me Bolinon.

Përdorin lidhjet me Ramën për të fituar tendera 99.9 përqind apo të korruptojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...