Zbulohet miqësia Peleshi-Zoto, Balliu: Ministri i Mbrojtjes të japë dorëheqjen

E mërkurë, 19 June 2024 11:42
 
 

Klevis Balliu, i bindur tashmë se edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është i përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve falë lidhjes së vjetër me biznesmenin e arratisur Klodian Zoto, ka bërë thirrje sot se ministri duhet të japë dorëheqjen.  

Pasi e demaskoi me foto dje, njohjen e Peleshit me Zoton, e cila gjurmohet që nga viti 2013 kur ai ishte kryetar i bashkisë së Korçës, Balliu, Sekretari i Organizimit në PD, e shtroi kështu çështjen: “Fillimisht do të donim një përgjigje nga Niko Peleshi. Është ministër i Mbrojtjes, zotëria, - shpjegoi Balliu në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV. -  Pse nuk kthen përgjigje, pse nuk reagon?! Pse hesht?! Pse e ka futur kokën poshtë si struci?! Ai duhet të japë dorëheqjen aktualisht! 

 

Kafe Shqeto: Jeni të sigurt për këto fotografi, provat që keni?

Balliu: Më i sigurt se mua është edhe vetë Niko për këto foto. Kështu që në këtë aspekt nuk ka ndonjë problem. Ajo që më bën përshtypje është mungesa e reagimit, fshehja. Ku e gjejnë këtë siguri këta?! Se të them të drejtën, Arben Ahmetaj, për udhëtime, për pagesa me Klodian Zoton e këta, të marrin masë arresti shumë mirë, atje të rrijë...Po ky, ku është?! Pse për Niko Peleshin nuk ka, nuk është i njëjti standard?!

Pse Niko Peleshi vazhdon të jetë sot ministër?! Pse Niko Peleshi nuk kthen përgjigje?

Pse Niko Peleshi nuk bën transparente marrëveshjen dhe marrëdhënien korruptive që ka pasur me Klodian Zoton dhe me kompaninë e tij, që ishte kompani fiktive totalisht?!

Pse ai nuk bën publike marrëdhënien dhe aferën që ka pasur me Klodian Zoton?! Të thotë - jo kjo nuk është e vërtetë, unë kam pasur këtë punë. –

Pse nuk e bën publike?! Nuk ei bën publike këto sepse i ka duart të ndyra, të pista, po aq sa  çdo tjetër.”Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...