Berisha: Kreu i organizatës kriminale që quhet SPAK, parzmore e këtij regjimi që po shpërfytyron një komb të tërë

E mërkurë, 19 June 2024 22:01
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanit se është kthyer në parzmore të regjimit të Edi Ramës.

‘Kreu i organizatës kriminale që quhet SPAK është bërë parzmore e këtij regjimi që po shpërfytyron një komb të tërë’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.

 

Berisha: A nuk janë këto tregues të institucioneve më serioze të botës.

Flasin se cili është drejtimi i Shqipërisë: narkoshtet, injorancë, krim, largim masiv nga Shqipëria.

Prandaj dhe në emër tuaj ju bëj thirrje çdo prindi, çdo familjari të fëmijëve tanë, të ngrihemi për t’u ndarë me këtë regjim që po shkatërron gjithçka në këtë komb me vjedhjet e tij.

Të ngrihemi kundër këtij regjimi që po shkelmon çdo ditë mbi dinjitetin tonë.

A e morët vesh sot apo jo? Mercenar Zamani, pas 5 vitesh hetimi, lëshoi mandat arresti për Klodian Zoton.

A e kuptoni ju o miq se çfarë delinkuentësh janë këta? Janë zhdukur gjer tani 200 milionë euro në tre djegësa. Këta meritojnë çdo ndëshkim.

Qytetarë dhe qytetare, çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama me administratën, rrethin e tij familjar ju vjedh ju, ju poshtëron, nuk pyet se ekzistoni.

Por po kështu çdo ditë, kreu i organizatës kriminale që quhet SPAK, kriminelët e fëmijëve tanë, janë bërë parzmore e këtij regjimi që po shpërfytyron një komb të tërë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...