Berisha-prindërve shqiptarë: Për të ardhmen e fëmijëve tuaj, ngrihuni së bashku me ne të çlirojmë arsimin tonë

E mërkurë, 19 June 2024 22:03
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që të ngrihen në protestë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

‘U bëj thirrje prindërve shqiptarë, në emër të dashurisë për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre, ngrihuni së bashku me ne të çlirojmë arsimin tonë’, theksoi Berisha në protestën që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

Berisha: Prindër, nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe, rënien më të madhe në botë, rënien me 62 pikë si asnjë vend tjetër në histori.

Po si ndodhi kjo?

Kjo ndodhi sepse fatin e fëmijëve tanë në qeveri e kanë në dorë hajdutë, injorantë të pamëshirë, të pamëshirë që vjedhin dhe vetëm vjedhin fondet e caktuara për shkollat.

Kjo ndodhi sepse portali ‘Një mësues për Shqipërinë’ u shndërrua në portalin e një mësuesi për partinë.

Kjo ndodhi sepse shkolla e drejtorëve, e ngritur në baza në modelin e tij origjinal, një shkollë me vlera, u shndërrua në shkollën Vladimir Iliç Lenin të Partisë së Punës.

Kjo ndodhi sepse mësuesit e vërtetë u nxorën nga arsimi, u persekutuan nga injorantët, nga njerëzit pa arsim, nga trafikantë, delinkuentë.

Kjo ndodhi sepse rrogat e mësuesve, të cilat u rritën me 120 deri në 140 përqind në vitet 2006-2013, u përmbysën. Po të llogarisësh inflacionin, sot janë 25-30 përqind më të ulëta se në vitin 2013.

Janë 30-40 përqind më të ulëta se në Kosovë, më të ulëta se në çdo vend tjetër.

Ndërkohë që në vitin 2013, mësuesi shqiptar ishte mësuesi që paguhej më mirë se çdo mësues në rajon.

U bëj thirrje prindërve shqiptarë, në emër të dashurisë për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre, ngrihuni së bashku me ne të çlirojmë arsimin tonë.

Sepse ne në vitet e qeverisjes realizuam rritje vertikale të pozicionit të Shqipërisë në PISA.

Më parë fola për rënien 62 pikë krahasuar me pikët që u fituan nga viti 2006 deri në vitin 2013. Po, po.

Këta janë armiqtë e fëmijëve tuaj.

Këta janë armiq të dijeve të fëmijëve tuaj.

Këta fëmijët tuaj i konsiderojnë mish i freskët për t’i përcjellë drejt Europës.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...