Transparency International rrëzon vetingun: Vendimet ishin arbitrare, la pas shumë probleme

E Enjte, 20 June 2024 14:11
 
 

Një raport i ri për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, nga Transparency International, thotë se progresi kundër korrupsionit i bërë nga një numër vendesh është kundërbalancuar nga regresi i bërë nga të tjerët. 

 

Duke folur për Shqipërinë, thuhet se rezultatet kanë ngelur në vend.

Duke folur për procesin e shumë përfolur të vetingut, ky raport i Transparency International e ka rrëzuar reformën me të cilën krenohet Edi Rama.

‘Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve për integritetin në Shqipëri rezultoi në një numër të lartë shkarkimesh-disa arbitrare’ thuhet në raport.

‘Por rezultatet e CPI-së të Shqipërisë tregojnë stagnacion, pavarësisht reformave të rëndësishme. Procesi rigoroz i vetingut brenda gjyqësorit dhe prokurorisë tregon se reformat kanë ende nevojë për kohë për të treguar ndikim dhe nevojiten përpjekje shtesë.

Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve për integritetin në Shqipëri rezultoi në një numër të lartë shkarkimesh-disa arbitrare-dhe krijoi mungesë të burimeve njerëzore, duke kontribuar ndjeshëm në një numër të madh çështjesh të mbetura.

Kjo tregon se zgjidhjet për këto probleme mbizotëruese duhet të balancohen me kujdes dhe duhet të nxirret mësim nga vetingu dhe mekanizmat e tjerë që synojnë ta bëjnë sektorin e drejtësisë më të pavarur dhe më të përgjegjshëm”, thuhet në raportin e TI-së që është publikuar nga BIRN.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...