Qytetarët rikthehen sërish nesër në protestë ndaj kreut të bandës '5D' dhe pronarit faktik të inceneratorit, Erion Veliaj

E Enjte, 20 June 2024 14:15
 
 

Prej javësh, Aleanca për Teatrin, opozita dhe qytetarët e zemëruar protestojnë para monumentit të korrupsionit, siç e quajnë ata, Bashkinë  e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj, kapoja i vjedhjes 100% përmes kompanisë ‘5D’ të drejtorëve të tij.

Qytetarët janë të vendosur në protestën e tyre dhe kërkojnë me çdo kusht largimin e Veliajt nga bashkia, ata kanë shprehur zemërimin e tyre duke gjuajtur fruta e kërcaska drejt ‘monumentit të korrupsionit’, gjë të cilën policia e Taulant Ballës e ka shoqëruar gjithmonë me arrestime të paarsyeshme të protestuesve duke i përndjekur ata në rrugicat e qytetit e deri në shtëpitë e tyre, kjo për t’i frikësuar, duke u bërë palë kështu dhe për të mbrojtur hajdutin Veliaj. 

 

Mesditën e sotme, Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa organizative dhe operacionale për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë tubimit të planifikuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, që do të zhvillohet nesër, më 21 qershor 2024, në orën 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit bën me dije se nesër, nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye, sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe, deri në përfundimin e tubimit.

 
Modifikuar më E Enjte, 20 June 2024 14:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...