Berisha publikon videon: Shqipëria pa opozitë, projekt i çdo diktatori! Sot projekt i Edi Ramës!

E Enjte, 20 June 2024 17:04
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetin social pjesë nga një dokumentar që transmetohet në Netflix, ku për Hitlerin dhe rrugëtimin e tij politik në Gjermani.

Berisha ka shkëputur një pjesë nga dokumentari për të paralelizuar ngjarjen famëkeqe historike të eleminimit të opozitës nga Hitleri dhe përsëritjen e kësaj historie në Shqipëri në shekullin e 21 nga Edi Rama. 

 

Kujtojmë këtu përpjekjet e Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare duke marrë peng simbolet e Partisë Demokratike për rreth 3 vite me gjykata politike, gjë e cila mori fund falë rezistencë dhe qëndresës së demokratëve dhe liderit të tyre, por që përpjekja e Ramës vijon duke mbajtur prej 30 dhjetorit 2023 në arrest politik kreun e opozitës pa asnjë prove e akuzë, duke e kthyer kështu Shqipërinë vendin e vetëm në Europë me liderin e opozitës në arrest politik.

Më poshtë ngjashmëria midis synimeve të Hitlerit për shkatërrimin e Opozitës në vititn 1933 dhe asaj që ndodh sot tek ne nga Edi Rama.

Postimi i Berishës dhe teksti i videos në shqip:

Goeschel : Ekziston një fotografi që tregon Hitlerin ulur pranë Hindenburgut më 30 janar të vitit 1933.

Çfarë ka në mendje Hitleri në ato çaste?

Hitleri nuk e dinte se si Ai dhe Partia Naziste do ta konsolidonin pushtetin e tyre.

Megjithatë, ai e dinte  shumë mirë se as Ai dhe as Partia e tij kurrë nuk do të  largoheshin më nga Kancelaria e Rajhut, dhe kurrë nuk do ta dorëzonin  pushtetin.

Jackson: Siç e kuptoj unë, parimet e qeverisë autoritare që ju krijuat, kërkonin që të mos tolerohej asnjë parti politike opozitare që do të mund ta mposhtëte apo ta  pengonte politikën e Partisë Naziste.

Goeringu: Ju e keni kuptuar shumë saktë këtë. Deri atherë neve kishim  mjaft kundërshtime. Tani ishte koha të mos merreshim me opozitën dhe të ecnim përpara...

Gjykatësi: Pra, pasi erdhët në pushtet, e patë të nevojshme të mbanit pushtetin dhe  të shtypnit të gjitha partitë opozitare?

Përgjigje: Po ashtu është… Ne e gjetëm të nevojshme të mos lejojmë mëasnjë kundërshtar! Po!

Hett: Hitleri është një mjeshtër shumë i madh dhe  mendjemprehtë që di si ta mbajë pushtetin. Ai e kuptoi se për të ruajtur pushtetin e tij,  ishte e nevojshme të eliminohej çdo organizatë që një ditë mund të bëhej një shtrat i ngrohtë për opozitën.

Hitleri: Mbi të gjitha, të gjithë duhet të kuptojnë se nuk ka jetë pa LIGJE dhe se nuk ka LIGJE pa PUSHTET.

Unë  për vete kam një synim të qartë: Të fshij nga faqja e dheut të Gjermanisë të  30-ta partitë politike që ekzistojnë.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...