Shkelja e prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur'/ Dënimi i Belerit, ambasadorja Greke: Çështja ngre pikëpyetje, dënimi jo...

Tuesday, 25 June 2024 15:21
 

Ambasadorja greke në Tiranë, Kostantina Kamitsi e cila ishte e pranishëm në dhënien e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Belerin, pasi doli nga seanca gjyqësore, ka folur për mediat.

Ajo u shpreh se, kjo çështje ngre pikëpyetje të mëdha, në lidhje me hetimit, paraburgimin e zgjatur të Belerit. 

 

Ambasadorja ka kërkuar që Fredi Beleri të jetë i lirë për të marrë pjesë në punimet e parlamentit Europian, ku ai është zgjedhur eurodeputet.

‘Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje, ngrenë pikëpyetje përsa i përket objektivitetit të procesit, siç është shkelja e prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur i Belerit, dënimi jo proporcional përfundimtar në lidhje me veprën e pretenduar dhe moslejimi i të drejtës së betimit, dhe dëshira e popullit të Himarës, siç u shprehën ata nëpërmjet procesit zgjedhor, bashkia drejtohet edhe sot nga persona që nuk janë zgjedhur.

Përparësi për Greqinë mbeten gjithmonë respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i të proceseve demokratike, respektimi i të drejtave minoritare që përbëjnë parimet bazë të BE.

Beleri është zyrtarisht anëtar i zgjedhur i parlamentit Europian.

Është një kërkesë plotësisht demokratike dhe kërkesë e shtetit të së drejtës, që eurodeputetët e zgjedhur të kenë mundësi të zgjidhen personalisht në të gjithë punimet e parlamentit Europian duke filluar që nga seanca e korrikut që vjen’, tha ambasadorja greke në Tiranë, Kostantina Kamitsi.

Login to post comments