Vendimi Apelit për Belerin/ Meta: Vendimi politik i gjykatës, provë e qartë e kapjes totale të drejtësisë nga Rama

Tuesday, 25 June 2024 15:59
 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reagur pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me dy vite burg të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Himarës.

Meta shkruan se ky vendim tregon qartë kapjen totale të drejtësisë nga Edi Rama. 

 
 

Postimi i Metës:

Vendimi politik i gjykatës së kapur nga Edi Rama për dënimin me burg të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, njëkohësisht eurodeputetit, Fredi Beleri është provë e qartë e kapjes totale të drejtësisë nga Kryeministri.

Vetëm një drejtësi me regji mund të guxojë të dhunojë në mënyrë kaq skandaloze ligjin dhe të mbajë dy standarde për të njëjtat akuza, pra dënon me burg Fredi Belerin që mbron pronat e komunitetit himariot dhe nga ana tjetër heton në liri Majlinda Bufin dhe Edison Memollën që vazhdojnë korrupsionin dhe grabitjen e parave publike.

Çështja “Beleri”, dënimi dhe burgimi politik i tij është një problem thelbësor dhe skandaloz i shtetit të së drejtës në Shqipëri, që është zëvendësuar nga Ramaforma dhe narkoshteti.
 

Login to post comments