Gazetari, Genc Burimi tha në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv se Opozita duhet të vijojë protestat para SPAK-ut.
Një nga arsyet kryesore që opozita të organizojë protestat para SPAK është fakti që po lihet i lirë kryeministri dhe kryebashkiaku Veliaj, të mbuluar në skandale dhe korrupsion, dhe kanë lënë në arrest shtëpie kreun e opozitës, Sali Berisha pa asnjë akuzë dhe provë.
“Protestë duhet, dhe t’i nxirret ‘uji i zi’. Me llogjikë këtë protestë pse ta bësh përpara kriminelëve, hajdutëve, përpara kryeministrisë. Ti nuk mund t’i thuash një hajduti, përmirësohu. Kjo protestë të bëhet përpara SPAK-ut. SPAK-u sot që të mban në arrest kryetarin e opozitës pa asnjë provë dhe që të lë të lirë një kryeministër që një botë e tërë po e sheh ç’po bën, dhe po lë të lirë kryebashkiak që ka vjedhur zgjedhjet. Në Rumani populli doli para drejtësisë që të protestonte. S’mund të dalësh të protestosh përpara hajdutit . Çfarë pret ti nga Rama?
SPAK, po bëhet viti që u mbyll procesi në Amerikë për McGonigal” tha Burimi.