Një raport i publikuar nga organizatat ndërkombëtarë në mbrojte të mjedisit, thekson pamjaftueshmërinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor – me tyre dhe Shqipëria, në implementimin e legjislacionit të BE-së mbi mjedisin dhe mbrojtjen e lumenjve.
Një studim i ri i publikuar së fundmi nga organizata ndërkombëtare mjedisore ‘Client Earth' tregon sesi vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dështuar të zbatojnë legjislacionin e BE-së lidhur me mjedisin.
Ky raport është një analizë ligjore mbi mënyrën se si gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë zbatuar ligjet e BE-së mbi standardet mjedisore në vendet përkatëse.
Raporti gjithashtu tregon rrjedhimisht dështimin e sistemeve të këtyre vendeve të rajonit në mbrojtjen efektive të lumenjve.
“Ka një nevojë urgjente për zbatimin efektiv të ligjeve ekzistuese që janë evidente në tërë vendet e rajonit”, citon raporti.
“Një çështje e rëndësishme për t'u theksuar është dhe “ndikimi i dobët” që ka Deklarata Mjedisore në legjislacionin shqiptar për VNM-të”, shton raporti.
Sipas raportit, legjislacioni shqiptar ka dështuar të përshtasë plotësisht kërkesën e afatit kohor prej 30 ditësh për konsultimet publike mbi Raportet e VNM, dhe kërkesat që raporti i VNM-së dhe konkluzioni i arsyetuar i VNM-së të jenë ‘të përditësuar'.
“Pavarësisht detyrimit për kryerjen e VNM-ve, cilësia e tyre është zakonisht e pamjaftueshme. Rrjedhimisht, projektet mjedisore aprovohen pa kuptuar qartë impaktin e tyre në mjedis” theksoi Ulrich Eichelmann nga organizata mjedisore Riverwatch në Vienë, prej vitesh mbrojtës i kauzës së Vjosës në Shqipëri.
Raporti përmend ndër të tjera edhe padinë e parë mjedisore të aktivistëve në Shqipëri, në kauzën e tyre për mbrojtjen e lumenjve dhe drejtësi sociale dhe ligjore.
“Bazuar në VNM-në e papërshtatshme, si edhe në konsultimet publike aspak efektive, disa organizata jo fitimprurëse si EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur, si edhe 38 banorë të komunitetit të prekur nga projekti kanë dërguar në Gjykatën Administrative të Tiranës veprën e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë–padia e parë ambjentaliste në Shqipëri”, citon raporti mbi luftën e mjedisorëve në Shqipëri.
Maja Pravuljac, eksperte ligjore pranë ‘Client Earth' dhe një prej autoreve të raportit, theksoi se shkak për zbatimin jo efektiv të legjislacionit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor është edhe mungesa e kapaciteteve apo e të dhënave shkencore.
“Sipas analizës së projektit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vështirësi në zbatimin e rregullatorëve mjedisore për shkak të mungesave të kapaciteteve institucionale dhe mungesës së të dhënave mbi basenet ujore dhe biodiversitetin”, theksoi ajo.