Nga Klodian Tomorri
Meqenëse prokuroria e Tiranës është tallur dhe nuk ka bërë hetim për skandalin e Onkologjikut ose nuk ka dashur të bëjë, meqenëse këta po nxjerrin lloj-lloj palaçosh në televizione tani që të zbusin skandalin e rrezatimit, a mundet t’u sqarojë njeri qytetarëve të ketij vendi:
l1-Kush e mori vendimin për të importuar këtë pajisjen e famshme?
2-Pse u zgjodh kjo dhe jo teknologjia që përdor bota sot?
3- Nga ç’vend është marrë?
4- Me çfarë forme është prokuruar?
5- Cili është enti prokurues? QSUT apo Ministria e Shëndetësisë?
6- Është blerë me para apo është dhënë falas nga vendi eksportues për shkak të problemeve që kanë pasur ata me demontimin, depozitimin e lëndës radioaktive?
7-Sa vjet ka që nuk përdoret kjo teknologji në Europë? Pse nuk përdoret më?
8- Cili komision specialistësh ka dhënë miratimin/autorizimin për importin e pajisjes?
9- Cilat janë efektet e ekspozimit të njerëzve për një periudhe 3-vjeçare ndaj rrezatimit të saj?
Nëse këto që thonë mjekët se rrezatimi i saj vret, janë të vërteta, atëherë juridikisht këtu jemi përpara përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe substancave të ndaluara nga ligji ndërkombëtar kundër popullsisë civile.
Në shekullin e 21-të këtë punë ndaj popullsisë së tij e ka bërë vetëm Bashar Al Assadi, ndaj kjo është një çështje që nuk mund ta hetojë klani i Felajve në prokurorinë e Tiranës. Kjo është çështje për gjykatën e Hagës.