Genc Gjokutaj: Sali Berisha në ‘arrest shtëpie’ me kritere politike, antikushtetuese

E Enjte, 27 June 2024 16:05
 

Dje Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Zonja Lindita Nikolla në Mbledhjen e Kryetareve të Grupeve Parlamentare as më shumë dhe as më pak u shpreh:

‘Dua t'i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës’!

Pyetja e parë që të vjen në mendje për Zonjën Nikolla dhe Mazhorancën që ajo përfaqëson është se kush ka spekuluar deri më sot për mandatin e deputetit Sali Berisha dhe me çfarë qëllimi?

Pyetja e dytë është se si ka mundësi që Ju që keni miratuar në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Ligjin Procedural Penal ‘arrestin’ e Liderit Demokrat dhe deputetin Sali Berisha quani të arsyeshme mungesën e Tij ne Kuvend bazuar vetëm në konsulta me njerëz që njohin Ligjin dhe Kushtetutën?

Zonja dhe Zoterinj ligjvënës (zhbërës) socialiste!

Arsyeja e ligjvënësve nuk mund të shteroje në nivel të tillë pezhorativ ku nga shkelës të Kushtetutës së Shqipërisë të pa konsultuar as me Kushtetutën dhe as me njerëzit që e njohin atë dje, të përdorni termin ‘konsultë’ sot.

Zoti Sali Berisha është në masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ nisur nga kritere politike dhe aspak ligjore me qëllimin e vetëm pengimin si Kryetar i Opozitës në kryerjen e misionit të Tij!

Këtë situate tragjiko komike ju e keni ideuar dhe zbatuar me ndërgjegje dhe vendimmarrje të plotë dhe të ftohtë!

Më lejoni t’ju pyes se arsyeja e mungesës së Zotit Berisha në Kuvend është për shkaqe subjektive apo mungesë vullneti nga ana e Tij?

Apo si pasojë e lejimit nga ana juaj të ‘arrestit’ bazuar në akte tërësisht të pavlefshme lidhur me masat e para të sigurimit dhe në dhunim të Kushtetutës?

Ku ishin asokohe njerëzit që njohin Kushtetutën dhe Ligjin qe ju konsultoheni sot?

Sepse arsyeja e mungesës së Deputetit Berisha sot është mos arsyeja juaj dje dhe shkelja e Kushtetutës dhe Ligjit po nga ju për ta arrestuar atë për oreksin e jetëgjatësisë së pushtetit tuaj!

Ky qëndrim i juaji është i kundërligjshëm, i pa moral, dëmtues për Opozitën dhe fatet e vendit dhe pse jo edhe tradhtar!

Ti marrësh Lirinë Deputetit dhe Liderit të Opozitës me ndërgjegje dhe me qëllim të caktuar në shkelje të Ligjit dhe Kushtetutës dhe të mos i ndërpresësh mandatin të cilin nuk e lejoni ta ushtrojë kjo përbën handikapin më të shëmtuar moralo politik dhe që vërteton pa asnjë dyshim instalimin e autokracisë në vend!

Mazhoritare dhe mazhoritarë me vota të vjedhura!

Këtë çorbë te gatuar nga ju qe do ishte e pamundur pa kontributin e asistent kuzhinierit Lulzim Basha dhe ca pleshtave rreth tij tashmë që po e servirni është e prishur! Opozita e vërtetë e ca me tepër Lideri Berisha nuk i afrohen pasi kanë vite qe ja ndjejnë erën dhe shijen e poshtër si e gatuesit të saj!

Ju sot keni vetëm dy rrugë që të zgjidhni:

Të lironi Berishën si i burgosur politikisht nga ju.

Ose të gëlltisni çorbën e prishur e të villni tërë jetën!

Login to post comments