Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Trita Shehu i ftuar në edicionin e pasdites me Bled Markun në Syri Tv tha se sistemi qeveritar e largoi shëndetësinë nga qytetari.
Shehu u shpreh se farmaceutika në vendin tonë, që pas vitit 2014 ofron medikamente të pasigurta të cilat kontrabandohen nga jashtë nëpër rrugë të errëta.
“Shkaku janë ata të cilët e degraduan në këtë farë feje sistemin shëndetësor, e larguan sistemin shëndetësor nga pacienti, e larguan sistemin shëndetoësor nga qytetari . Farmaceutika shqiptare nga e bazuar në ligje të shëndetshme që siguronin medikamente të sigurta në farmaci deri në vitin 2014 ka degraduar duke u kthyer në një farmaceutikë me medikamente të pasigurta, të paçertifikuara që nuk qarkullojnë në vendet e BE apo SHBA . Kompanitë e mëdha farmaceutike si pasojë e politikave të mbrapshta klienteliste duke favorizuar prodhuesit e pasigurtë nga ky regjim për interesat e tyre janë larguar . Kjo favorizon dhe kontrabandën e medikamenteve. Po të shihni çmimet e medikamenteve në Shqipëri jane 3 fish më shumë se çmimet e Italisë e Greqisë sepse janë rrugët e ardhjes të errëta. Rrugët legale janë bllokuar dhe kompanitë e mëdha nuk kanë interes”, tha Shehu.