Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar se Edi Rama është turpi i kombit dhe se ka urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve dhe këtë gjë e vërteton skandali i fundit me pacientët me sëmundje të keqe që nuk gjenin zgjidhje te Spitali Onkologjik.
‘Turp o Edi Rama se kombi nuk ka pasur kurrë si ti. Ti ke një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve’, u shpreh Berisha gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Pra, të sëmurët presin mjekimin me materiale, ata mbetën pa asnjë mjekim.
Të tjerë presin analizat për diagnozë, ata nuk mund të diagnostikohen.
Joti dhe Rezarti vjedhin paratë e prokurimeve sekrete në xhepat e tyre dhe të sëmurët i lënë në mëshirën e fatit së bashku me Korbën e Kovidit, Zonjën Vdekja siç mund ta quani, e cila si shpërblim për të gjitha këto, na kalon ministre Arsimi.
Turp faqezi o Edi Rama se kombi nuk ka pasur kurrë si ti.
Ti ke një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve.
Ti urren shqiptarët më shumë se çdo pushtues i ka urryer ata.
Ja pra miq se çfarë race janë këta, çfarë soji janë këta.