Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë me dije se shpresa e Veliajt që qytetarët do dorëhiqen nga fakti për të çuar drejtësinë në vend, është e shuar.
Në një postim në Facebook, Balliu ka njoftuar se qytetarët do të jenë nesër para Bashkisë së Tiranës me të njëjtën kauzë, dorëheqjen e Erion Veliajt.
Postimi
Shpresa e Erion Veliajt është, se qytetarët do lodhen së luftuari për drejtësi, së luftuari kundër korrupsinit masiv, dhe nuk do merren me të.
Por një gjë mund ta sigurojmë, qytetarët nuk e arrestojnë dot se s’janë policë, nuk janë as prokurorë e as gjygjtarë por janë opozitarë të vërtetë dhe deri ditën që këtu të vendoset drejtësi dhe Erion Veliaj njësoj si ushtarët e tij të marrë pergjigjen që meriton dhe jo përkëdheljet e kolegëve.
Qytetaret do te jene ne proteste.
Nesër në orën 11:00 të gjithë bashkë tek Bashkia Tiranë ,kundër korrupsionit të Erion Veliajt që vjedh paratë e qytetarëve për t’ja falë familjareve te vet.