Berisha: Rinia në Kenia e mposhti diktatorin me protesta! Edhe rinia në Tiranë duhet të mos lejojë poshtërimin nga Edi Rama

Saturday, 29 June 2024 22:17
 

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një paralelizëm me protestat në Kenia, ku rinia doli në protesta kundër rritjes së taksave, edhe pas përplasjeve të dhunshme ja doli që të rrëzojë dekretin.

‘Rinia në Kenia e mposhti diktatorin me protesta! Edhe rinia në Tiranë duhet të mos lejojë poshtërimin nga Edi Rama’, ishte thirrja e kryetarit të PD-së, Sali Berisha. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:  

Edhe njëherë, sonte dhe çdo natë, dënoj me ashpërsinë më të madhe censurën e lakejve të qeverisë, censurën e medieve të kontrolluara nga krimi dhe qeveria.

Ftoj gazetarët të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre dhe t’u thonë të vërtetat qytetarëve.

Ftoj gazetarët të organizohen në protesta kundër censurës së padronëve të tyre, lakej të qeverisë.

Ftoj ata të luftojnë censurën si veprën më të zezë të një diktature të bazuar në aleancën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Ftoj shqiptarët më 11 korrik ta ftojmë në ditën e triumfit të të vërtetave shqiptare.

Të dashur miq, pak ditë më parë, në një vend mijëra kilometra nga Tirana, në Kenia në Afrikë, rinia e kryeqytetit me protestat e saj të fuqishme mposhti mashtruesin, presidentin mashtrues.

Presidentin që vetëm një muaj më parë ishte pritur në darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë me salltanetet më të mëdha.

Por mashtronte kombin e tij, ishte zotuar në zgjedhje se do lehtësojë vuajtjet e varfërisë dhe shkoi dhe rriti taksat njësoj si diktatori i Tiranës.

Por atje rinia e mposhti diktatorin, e uli në bisht, e detyroi të anulojë dekretin e rritjes së taksave dhe fituan.

Po këtu në Tiranë, a mundet ne të pranojmë këto poshtërime, këto rrënime, këto të keqija të Edi Ramës ndaj shqiptarëve?

Revoltë dhe vetëm revoltë.

Në qoftë se duam të shpëtojmë Shqipërinë, në qoftë se duam të votojmë si njerëz të lirë, në qoftë se duam të rikthejmë demokracinë në këtë vend.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...