Berisha: 11 korriku fton shqiptarët të fillojmë betejën e madhe, betejën e fitores. Betejën e përmbysjes së narkoshtetit!

Saturday, 29 June 2024 22:19
 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë ftesë qytetarëve që të bashkohen në protestën e 11 korrikut.  

‘11 korriku fton shqiptarët të fillojmë betejën e madhe, betejën e fitores. Betejën e përmbysjes së narkoshtetit!’, tha Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miq, këta nuk janë njerëz.

Të gjitha këto janë të denoncuara nga KLSH.

Por ato të gjitha janë hedhur në koshat e plehrave nga mafiozë, nga aksionerë kryesorë të Bursës së Vdekjes së shqiptarëve.

Edi Rama, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu.

Miqtë e mi, shpresa e vetme jeni ju.

Shpresa e vetme janë qytetarët.

Në një vend ku nuk ka drejtësi, vepron revolta, vepron zemërimi.

Në një vend ku vidhet mbi jetën e njerëzve, ku vidhet ushqimi i fëmijëve, ilaçet e të sëmurëve nga qeveritarët, revoltë, revoltë dhe vetëm revoltë është zgjidhja.

Ndaj dhe 11 korriku fton shqiptarët të fillojmë betejën e madhe, betejën e fitores.

Betejën e përmbysjes së narkoshtetit.

Qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.

Miqtë e mi, edhe njëherë këto zhvillime dramatike, këto të dhëna dramatike, duhet të jenë frymëzim për çdo shqiptar për t’u ngritur me guximin e tij dhe bërë drejtësinë ndaj këtyre kriminelëve që nuk kanë ligj, nuk kanë moral, nuk kanë mëshirë dhe nuk kanë asnjë të drejtë të qeverisin më tej.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...