Berisha: Shqipëria ka vetëm 55 mjekë për sëmundjet neoplazike! 600 gra me kancer gjiri nuk u mjekuan se ishte prishur aparatura

Saturday, 29 June 2024 22:23
 

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha foli edhe për skandalin e Onkologjikut. Berisha tha se, për sëmundjet neoplazike e gjithë Shqipëria ka vetëm 55 mjek të specializuar.

Kryedemokrati tha se, 600 paciente me kancer gjiri, nuk janë mjekuar dot se është prishur aparatura dhe nuk është rregulluar më.

 
 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, një nga shkaqet pse ikin shqiptarët nga vendi i tyre, një nga mekanizmat se si i përzë Edi Rama, është shkatërrimi i shërbimit shëndetësor në Shqipëri.

Është shndërrimi i këtij sistemi në sistemin më gjobëvënës në Europë dhe në botë.

Nuk ka sistem publik shëndetësie që të detyrojë me ryshfete dhe rrugë të tjera qytetarët për të paguar 60 deri në 80 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre, për mjekimin e tyre.

Miq, ajo që mediat sollën para jush në Spitalin Onkologjik, ju garantoj se ajo ndodh sot në çdo spital, në çdo shërbim.

Dhe kurrë mos harroni se aksionerët më kryesorë të asaj që sot një publicist i njohur e quante Bursa e Vdekjes, aksionerë kryesorë të kësaj burse janë Edi Rama me Beqajn e tij dhe Ogertën, Korbën e Kovidit të shqiptarëve.

Miq, sëmundjet neoplazike vijnë në shkaqet e fataliteteve të tretat në Shqipëri.

Po sa mjekë thoni ju ka në Shqipëri për këtë patologji ndër më të rëndat?

E gjithë Shqipëria ka gjithsej 55 mjekë, të cilët në çdo lloj përpjekje, nuk përballojnë dot as një të katërtën e ngarkesës.

Nuk plotësojnë dot as një të katërtën e kërkesës së mijëra e mijëra e mijëra të sëmurëve me këto patologji.

Segmente të këtij shteti, që akoma kanë mbetur pa u shndërruar në narkoinstitucione, kanë treguar dhe kanë konstatuar në kontrollet e tyre se 600 gra me sëmundje patologjike të tilla për gjirin, për tre vjet nuk u mjekuan me brakioterapi se aparatura nuk funksiononte.

A mund të imagjinoni ju nj shtet të tillë kund në botë përveçse në narkoshtetin e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, e Ilir Beqës, këtyre kriminelëve të pamëshirë, këtyre banditëve që nuk ka epitet që nuk mund t’u vihet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...