Përballja Biden-Trump, Berisha: Shembull që duhet të ndiqet edhe në Shqipëri nga liderët e pozitës dhe opozitës

Saturday, 29 June 2024 22:22
 

Diplomati Mal Berisha ka komentuar debatin mes pretendentëve për president në SHBA, presidentit në detyrë Joe Biden dhe kandidatit republikan, Donald Trump.

Duke folur për RTSH, Berisha u shpreh se ky debat është një shembull shumë i mirë, që duhet të ndiqet edhe në Shqipëri, ku debatet publike mes pozitës dhe opozitës kanë vite që mungojnë. 

 

‘Liderët para se të marrin nominimin në konventa kombëtare pranojnë të dalin në fushë betejë, dhe të ja thonë në sy njëri tjetrit atë që mendojnë për secilin, në sy të popullit të vet amerikan dhe për pasojë gjithë botës.

Ky është një mësim i madhe për të gjitha demokracitë ku debati nuk zhvillohet.

Këtu kam parasysh vendin tonë, ku ka shumë vite që nuk zhvillohet debat politik në asnjë nivel, as në bashki, këshill bashkiak, ministri, dhe duke ardhur tek të parët e vendit, që janë kundër njëri-tjetrit, lideri i qeverisë dhe ai i opozitës.

Nëse ne të gjithë matemi se kush është më pro amerikan se tjetri, në radhë të parët duhet të mësojmë nga modele të tilla’, tha ndër të tjera, diplomati Mal Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...