Berisha: Një vend që s’ka drejtësi, s’mund të ketë kurrë liri. Diktatura e bandave, diktatura më mizore pa asnjë rregull

Diel, 30 June 2024 21:47
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se në një vend që nuk ka drejtësi, nuk mund të ketë liri.

‘Diktatura e bandave është diktatura më mizore, se ajo nuk asnjë rregull’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen time më të pakufishme, ju qëndrestarëve dhe qendrestareve, misionavërë dhe misionarëve të kauzës së drejtë, të çdo shqiptari të ndershëm, të çdo shqiptari patriot, liridashës.

Ju përshëndes me shumë mirënjohje ju, oratorët fjalëzjarrtë të kësaj platforme, të cilën nga tmerri dhe ferri i të vërtetave që mbron, Edi Rama me mjetet e tij që kontrollon, e censuron në mënyrën më primitive.

Por sot dhe çdo ditë, ne bëhemi gjithnjë e më të vendosur si shpresa e fundit e shqiptarëve, për të shpëtuar ata nga forma më e keqe e diktaturave, diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Diktatura e bandave është diktatura më mizore, më e egër, se ajo nuk asnjë rregull, asnjë normë, asnjë standard.

Ajo bazohet fund e krye, në kodet e mafias, në ligësinë, keqësinë e atyre që qeverisin dhe sundojnë vendin.

Të dashur miq!

Një vend që nuk ka drejtësi, nuk mund të ketë kurrë liri. Dhe po marrim vetëm këtë aspekt.

Ju jeni dëshmitar të denoncimeve të vazhdueshme që nga shtatori e gjer sot, i akteve kriminale, madje dhe para saj, të skrapit të partisë.

Denoncimit me fakte, me dokumente si një vegël e verbër në duart e Edi Ramës dhe bandave të krimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...