Vasili: Censusi i Ramës me regji përçarëse dhe provokuese antishqiptare!

Diel, 30 June 2024 21:49
 

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se censusi i publikuar nga INSTAT është me regji përçarëse dhe antishqiptare.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili thekson se ‘censusi i Edi Ramës, që qëndroi me muaj të tërë në zyrën e tij derisa plotësoi axhendat antishqiptare që synojnë ndasitë dhe prishjen e bashkëjetesës ndërfetare një kryevlerë e popullit shqiptar’. 

 

Postimi i plotë:

Censusi i Rames me regji perçarese dhe provokuese antishqiptare!

Censusi i Edi Rames, qe qendroi me muaj te tere ne zyren e tij derisa plotesoi axhendat antishqiptare  qe synojne ndasite dhe prishjen e bashkejeteses nderfetare nje kryevlere e popullit shqiptar.

Eshte shume i trashe provokimi i Rames vecanerisht me shifrat e manipuluara per ortodokset dhe bektashinjte.

Ortodokset jepen sipas Censusit te Rames 7.8% dhe bektashinjte 4.8%.

Por manipulimi eshte sa provokativ e i rrezikshem edhe po aq i trashe.

Cfare tregojne regjistrimet ne vite:

📌  Të dhënat e regjistrimit italian të vitit 1942  tregojnë se, në Shqipëri kishte 54,17% sunitë dhe 14,73% bektashinj.

📌  Ndërsa në regjistrimet e viteve 1927 dhe 1942, ortodoksët janë gjetur të përbëjnë 22.3 dhe 20.7% të popullsisë dhe katoliket 10.7%, ndersa myslimanet ne teresi 67.5 %.

Po keshtu edhe me tej nder vite ruhen te njejtat proporcione

Perfundimi:

____________

▪️Sipas Censusit te Rames te vetmit, qe "pakesohen" cuditerisht me tre here jane vetem ortodokset dhe bektashinjte.

▪️Emigracioni ka vepruar proporcionalisht ne te gjithe krahinat por sipas Cemsusit te manipuluar te Rames vetem ortodokset dhe bektashinjte u pakesokan.

▪️Te gjitha besimet e tjera si myslimanet me 14% e katolike me rreth 2% sipas censusit te Rames ndryshojne me disa perqind, ndersa ortodokse e bektashinj

"cuditerisht" pakesohen me here pa asnje shkak.

▪️Edhe publikisht eshte pare qarte konsistenca demografike shume e dukshme masive e te bektashinjve dhe ortodokseve, por Censusi i Rames me regji antishqiptare shtrembeton me qellim kete realitet duke nxitur nje dasi artificiale dhe te lige.

▪️Persa kohe eshte Edi Rama ne qeveri çdo Census do te jete i manipuluar, provokativ dhe i genjeshtert.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...