Berisha: Në 11 korrik të gjithë bashkë për të mposhtur pushtuesin e egër, Edi Rama

Diel, 30 June 2024 22:43
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë të mësojnë të vërtetat e skandaleve korruptive që kanë përfshirë vendin gjatë qeverisjes 11 vjeçare të Edi Ramës.

Berisha i bëri thirrje shqiptarëve që ‘në 11 korrik të gjithë bashkë për të mposhtur pushtuesin e egër, Edi Rama’. 

 

Berisha: Miqtë e mi!

Të vërtetat dhembin. Edhe njëherë ju kujtoj një fjalë të Mark Tuin. Thotë se; kur thua të vërtetën duhet të harrosh çdo gjë.

Dhe kjo është rruga që ndjekim dhe do të ndjekim ne.

Ne do të ju themi shqiptarëve çdo të  vërtetë, sepse ata sot si asnjë komb tjetër, janë një komb pa drejtësi.

Se ata sot si asnjë komb tjetër në planet janë një komb që po treten si bora para rrezeve të diellit, po zhduken.

Se ata sot janë një komb me fëmijë të uritur më shumë se vendet që dolën nga lufta, Ruanda e të tjerë.

Shqipëria pra dhe shqiptarët kanë nevojë të mësojnë të vërtetat, po aq sa kanë nevojë për ajrin, dhe ushqimin për të mbajtur gjallë jetën e tyre.

Ndaj dhe me 11 korrik shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, në Shqipëri, emigracion, diasporë, të bashkohemi në sheshin Skënderbej, të na frymëzojë heroi ynë i përjashtëm për të mposhtur pushtuesin e egër që e ka emrin Edi Rama.

Për të mposhtur narkoshtetin dhe nomenklaturën e tij, për të krijuar qeverinë teknike.

Zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, fitore të opozitës.

Shtet ligjore, liri dhe të drejta të njeriut.

Drejtësi të vërtetë të pavarur.

Integrim europian.

Këta janë parimet e shpallura për të cilat ne do të bëjmë gjithçka ti kthejmë në realitet, që ditën e parë të rikthimit të demokracisë në Shqipëri.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...