Berisha: Rama u përpoq të mbulojë krimet kundër njerëzimit që ka shkaktuar ai personalisht me sistemin e falimentuar të shëndetësisë

Hënë, 01 July 2024 21:32
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama si personi përgjegjës që ka shkaktuar krime kundër njerëzimit në lidhje me skandalet në shëndetësi.

‘Rama u përpoq të mbulojë krimet kundër njerëzimit që ka shkaktuar ai personalisht me sistemin e falimentuar të shëndetësisë’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

Berisha: Mirëmbrëma të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt ju, një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që me fjalën e tyre u thonë shqiptarëve të vërtetat që fsheh me censurën regjimi i drogës, vjedhjes dhe krimit, regjimi i Edi Ramës.

Të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i narkoshtetit shkoi në një takim me elitën mjekësore të vendit.

I damkosur para shqiptarëve për sistemin e shëndetësisë që ndërtoi, sistemin më korruptiv të planetit, ai para mjekëve, drejtuesve të klinikave, foli për krime kundër njerëzimit.

Të dashur miq, kurrë ndonjëherë nuk kam qenë më dakord se sot me Edi Ramën kur foli për krime kundër njerëzimit.

Dua ta kemi të qartë se ai është autori më i madh i krimeve kundër njerëzimit dhe i gjenocidit kundër shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e tyre.

Por meqenëse ai, krimet kundër njerëzimit me të drejtë i lidhi dhe me krimin ndaj një njeriu, të një mjeku apo personeli mjekësor, i them se në këtë aspekt ai u përpoq të mbulojë krimet e shëmtuara kundër njerëzimit që ka shkaktuar ai personalisht, ministrat e tij ndaj të sëmurëve, ndaj shqiptarëve në sistemin e korruptuar dhe të falimentuar të shëndetësisë shqiptare.

Është e vërtetë që një mjek, një infermier që pasurohet në dëm të jetës së një të sëmuri, kryen një krim të shëmtuar.

Por ky krim është 600 herë më i madh kur drejtori i tij, ministra e tij lënë për tre vite pa mjekim radioterapeutik me brankoterapi 600 gra dhe vajza shqiptare që vuajnë nga sëmundje neoplazike.

Dhe që i lënë për tre vite në mëshirë të vdekjes, në mëshirë të sëmundjes.

Mos do të mbulosh ti me sulmin me një rast të veçantë, krimin makabër që kryen duke lënë pa mjekim për tre vite me radhë 600 të sëmura.

Me mjekimin që mund të ndryshonte rrënjësisht prognozën dhe jetën e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...