Berisha: U bëj thirrje bluzave të bardha, në emër të misionit të tyre, të marrin pjesë në protestën e 11 korrikut

Hënë, 01 July 2024 22:32
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje mjekëve që të marrin pjesë në protestën e 11 korrikut.

‘U bëj thirrje bluzave të bardha, në emër të misionit të tyre, të marrin pjesë në protestën e 11 korrikut’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

Berisha: Por gjithashtu, u bëj thirrje mjekëve, u bëj thirrje bluzëbardhëve të respektojnë çdo normë të kodit etik dhe moral të bluzëbardhit.

Të bëjnë gjithçka, siç e bëjnë në tërësi, duke iu përmbajtur betimit të tyre për të lehtësuar të sëmurët, për të shëruar të sëmurët.

Por u bëj thirrje, mos u përkulni në atë mënyrë.

Përkulja juaj u akuzon, përkulja juaj nuk u nderon.

Nuk do e harroj kurrë një skenë te Spitali Infektiv, kur me bluza dolën dhe duartrokitën mizorin që fshehte vdekjet, që vidhte paratë e të sëmurëve që vdisnin me tendera sekrete.

Në një kohë kur kolegët tuaj në Belgjikë, i kthenin prapanicën homologut të tij.

Mos harroni, keni detyrë të mbroni të sëmurin me çdo mjet, me çdo mënyrë dhe jo t’u nënshtroheni injorantëve, t’u nënshtroheni hajdutëve, t’u nënshtroheni kazmëvënësve të sistemit shëndetësor se kjo nuk u nderon.

Dhe për ta përfunduar, u bëj thirrje bluzave të bardha, në emër të misionit të tyre, në emër të të sëmurëve të tyre, moralit, humanizmit të tyre, të marrin pjesë në protestën e 11 korrikut.

Të ngrihen së bashku me qytetarët, për vete dhe të sëmurët e tyre, për kauzën e tyre të drejtë.

Edhe njëherë me mirënjohje u falënderoj dhe ftoj çdo shqiptar më 11 korrik, ditën e fitores, ditën e ngadhënjimit në Tiranë për qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...