Shqipnia në zi dhe shqiptarët në mbare botën.

Tuesday, 02 July 2024 10:31

Shqipnia në zi dhe shqiptarët në mbare botën.

Si ata që e kanë njohë për afër dhe lexuesit anë e mbanë të shumë kombesive, bashkohen per kete humbje.
Këtë foto po e bashkëngjis jo për megalomani, por kjo ka nji histori per t'u mos harrue.
Ne Qershor te 1991 Ferideja dhe une kemi qenë me fat t'i kemi mysafirët e nderuem për nji jave ne shtepinë tonë te week end ne Windham, NY, 150 milje nga NYC.
Per 7 ditë të qendrimit të tij Ismaili shkruente cdo mengjes, pranë dritares ku ai shijoi pamase bukurine mahnitse me gjelbrim dhe prroit te qete,gja që ma përsëriti shumë herë se sa i ka pelqye panorama e qetë dhe total private .
Ketu ai shkroi nji kapitull te librit PESHA E KRYQIT, te cilën gja e ven ne evidence ne parathënie të librit.
Në Tetor të vitit 1990, ishim për pushime me familjen kur miku yne Gjerman Dr Jens Reuter, me zonjën ishin mysafirë në apartmentin tone per mysafirë ne Mac Dougal Street, NYC. Më telefonoi në mengjes: Kadare ka defektue ne France. Grusht i forte kundër regjimit komunist te Tiranës .
Familja jone ka pasë takime të shumta me Kadaretë prandaj njihemi mire.
Ismaili ka qenë antikomunist i vendosun.
Rastësisht qellova në vizitë në Paris , kur Ismaili ma diftoi letren e Ramiz Alisë , që ndodhej ne Paris, ku i kerkonte takim në recepcionin e hotelit.
Nuk due te kem te bej me te, tha Ismaili. Ne drekuem së bashku dhe kaluem shumicën e dites, tue injorue diktatorin komunist.
Kemi nda shum biseda të pjekuna qoftë për politikë, histori, art e letërsi.
Impresionohesha kur ai , si personalitet i madh pranonte sugjerimet e keshillat e mia, ndoshta herë- herë naive.
E kritikova per polemiken e pa nevojshme me Arshi Pipen.
Thashe: Pipa më ka thanë se Kadare asht shkrimtari Shqiptar ma i miri qe jeton , ai shkruen proze ne poezi.
Je teper i madh me u marrë me polemika. Disa vjet ma vone me ka falenderue se kisha te drejte.
Ishte mikprites i dashtun , besnik dhe guximtar .
Për Cmimin Nobel i pata thanë : Tashma kjo nuk asht ma cashtje personale, por asht kombi qe don ketë shpërblim per birin tonë.
Bile ne arkiven time kam letren formale, qe bashkë me nji mik ja kemi dërgue Komisionit të Cmimit Nobel në Suedi.
Pushofte ne paqe gjeniu yne, Ismaili i madh.
Ngushllime Helenës Gresës e Besjanës
Sergio Bytyci
Me familje e vllazën
New York, NU

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...