Shkullaku: Ndikimi i Ramës në SPAK nuk bëhet me telefon, Dumani e di vetë se deri ku mund të shkojë

Tuesday, 02 July 2024 10:34
 

Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka diskutuar nëse ka një marrëveshje Rama-Dumani.

Gazetari Shkullaku u shpreh se, Edi Rama nuk ndikon në SPAK me telefon, por janë vetë drejtuesit e SPAK që e dinë se deri ku mund të shkojnë.

 

Shkullaku tha se, ka shumë raste që SPAK ka vepruar pasi Rama i ka lëshuar personazhet që ishin nën hetim.

‘Faktet deri tani janë, që SPAK ka goditur në nivele të larta, vetëm kur ato nivele të larta kanë qenë të ulëta, ose pa nivel fare. Pra kur Edi Rama i ka lëshuar.

Që SPAK ka vepruar me standarde të dyfishta sipas vullnetit, dhe emocioneve të Ramës, kjo është e vërtetë. Mjafton të marrim krahasim Ahmetaj-Beqaj. Për njërin për 3 muaj, i hetohen edhe të brendshmet, për tjetrin hetohet në gjendje të lirë, del si profesor, parkon dhe gabim.

Rasti i inceneratorit të Tiranës, ka 3 vjet që denoncohet Veliaj, nuk ka asnjë hetim për të, por është dhe në detyrë, madje është dhe në detyrë që ka të gjithë mundësinë për të prishur, falsifikuar, fshehur apo për të vazhduar veprimtarinë e presupozuar kriminale.

Erion Veliajn nuk e guxon SPAK ta marrë nën hetim, ose Edi Rama mund ta shkarkojë në datën 20 nga drejtues qarku dhe mund të jetë një sinjal për ta.

Ndikimi i Ramës në SPAK nuk bëhet me telefon, edhe Dumani jeton në një vend të vogël, ku ekuilbrat dhe interesat janë të qarta për çdo njeri.

Dumani nuk ka nevojë ti thotë Rama mos e hidh këtë hap, sepse e di vetë se deri ku mund të shkojë pa i krijuar trazira vetes.

Kemi raste plot ku, prokurorët e SPAK kanë vepruar gjithnjë pasi Rama u ka bërë me sy.

Më lini të marr mandatin e Durrësit, merrni Lefter Kokën.

Më lini të mbaroj punë me inceneratorët, merrni Arben Ahmetaj.

Më lini të mbaroj punë me Tiranën, merrni Alqi Bllakon.

Deri më sot për një projekt që shkon 430 milionë euro vjedhje, ne nuk e dimë zyrtarisht, se kush e ngriti, si e bëri dhe si e përzgjodhën kompaninë që deri tani ka grabitur 150 milionë’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...