Të dhënat e Censit zbulojnë mashtrimin, si gënjen Erion Veliaj për të justifikuar kullat

Tuesday, 02 July 2024 10:38
 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka justifikuar lejet e ndërtimit dhe ngritjen e përbindëshave të betonit, duke thënë se popullsia e Tiranës rritet çdo vit me 25 mijë banorë ndaj duhen apartamente për të siguruar strehimin e tyre.

Por, gazetarja Ola Xama, zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se shifrat e Veliajt janë mashtrim, siç e dëshmojnë të dhënat zyrtare të INSTAT, pas Censit 2023.

Xama shpjegoi se 14% e shtëpive në Tiranë janë bosh dhe se do të duheshin plot 45 vite, me ritmet aktuale të shtimit të popullsisë, që këto banesa të popullohen (sikur të mos ketë asnjë ndërtim të ri). Pra Tirana nuk ka nevojë për asnjë ndërtim, sepse ka një stok banesash që nuk pritet të ezaurohet për disa dekada.  Gazetarja zbuloi gjithashtu se në fakt Tirana, sipas INSTAT, shtohet çdo vit vetëm me 3396 banorë dhe jo me 25,000, siç gënjeu Erion Veliaj.

“Popullsia në qarkun e Tiranës, në vitin 2011 janë 749 mijë, në vitin 2023 janë 758 mijë. Është rritur me 9148 banorë, ose 762 banorë në vit. Ndërsa, Bashkia Tiranë, popullsia në vitin 2011 ka qenë 557 mijë, ndërsa në 2023, 598 mijë. Pra rritje me 40 mijë për dhjetë vite, ose 3396 banorë në vit. Veliaj e ka kthyer shifrën me 750%. Jo vetëm është shifër fiktive por 7.5 herë më e lartë sesa rritja reale e popullsisë.

Treguesit e lejeve të ndërtimit. Sipërfaqje për rezidenca në rang Shqipërie, 12.3 milionë m2. Për Tiranën, 9.2 milionë m2. Sipërfaqja mesatare në Tiranë në vit, 766 m2. Pra 7666 apartamente në vit. Për qarkun Tiranë po ndërtohet 30 herë me shumë, ndërsa në Bashkinë Tiranë 6.7 herë më shumë banorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...