Gjokutaj: Sot ka përfunduar afati për hetimin e Sali Berishës, por SPAK po mbivendos dosje

Tuesday, 02 July 2024 19:57
 

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me çështjen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Gjokutaj u shpreh se, sot ka përfunduar afati 9 mujor për hetimin e Berishës, dhe SPAK në bashkëpunim me Gjykatën e Posaçme, po kërkojnë të zgjatin në mënyrë të paligjshme afatet e hetimit të kryedemokratit, Sali Berisha.

‘Sot përfundon afati hetimor. Në bazë të 6 mujorit që ka afat SPAK në lidhje me këtë procedim penal, dhe ka marrë edhe 3 muaj zgjatje. Ky 9 mujor mbaron sot. 

 

Gjyqtarja tha sot, se materiali i SPAK ka ardhur ditën e premte në orën 15:30, dhe kjo nuk është e paqëllimshme. Gjyqtarja thotë se pas regjistrimit të aktit, njoftimi për zotin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë bërë ditën e hënë dhe sot gjyqtarja nuk ishte në dijeni në se këta dy shtetas kishin apo jo dijeni për seancën gjyqësore.

Pra ndodhur para këtij fakti të përgatitur me kujdes, seanca u shty për në datën 11 korrik, ora 10:00.

Kjo është një manovër e SPAK me Gjykatën e Posaçme dhe qëllimi është që të merret një tjetër zgjatje hetimore dhe nga ana e SPAK të vazhdohet në këtë hulli që do ju them tani.

SPAK ka paraqitur një material prej 27 faqesh. U bënë tre materiale informuese që SPAK bën për gjykatën, emri i Sali Berishës nuk përmendet në atë material.

Sot konstatojmë se SPAK qenka zhvendosur në Farkë të Tiranës, për ndërtimin e një vile për një fondacion fëmijësh, ku zonja Liri Berisha ka kontribuar pa asnjë pagesë prej vitesh.

Se çfarë lidhje ka vila në Farkë me kompleksin ‘Partizani’, me marrjen e një VKM që ka ndihmuar dhëndërrin e tij, ky pazëll nuk mund të bëhet sepse mungojnë kubat.

Kjo është një lajthitje me dashje, sepse nëse duan të hetojnë atë pjesë, ata mund të nisin një procedim të lirë’, tha Genc Gjokutaj në SYRI TV.

Login to post comments