Detaje/ Piu fostoksinë, momenti kur Pal Trashaj merret me ambulancë para SPAK, akuza Dumanit

Tuesday, 02 July 2024 20:03

Ish-kreu i PD Lezhë, Pal Trashaj është parë në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme prej orës 12;00 të datës 2 korrik. Ai ka komunikuar me disa gazetarë mes të tjerave ka thënë “kam pirë fotoksinë”.

Gazetarët i kanë kërkuar me insistim letrën, mbështjellësen, ambalazhin e barnit të pretenduar dhe qytetari nuk e ka dhënë, nuk e ka treguar se ku e kishte. 

 

Një nga gazetarët ka telefonuar policinë dhe ambulancën të cilat kanë mbërritur para dyerve të SPAK. Zotëria dukej i prekur, kishte shenja të diçkaje në buzë, por nuk mund të përcaktoje çfarë.

 “Kam kallëzuar zyrtarë të lartë, ish ministra e deputetë dhe këta të SPAK ma kthyen, nuk pranojnë këta të hetojnë. Kërkoj takim me Altin Dumanin, nuk më presin. Kam dokumenta që do tua lë mjekëve para se të vdes”, tha Trashaj.

4 vite më parë Trashaj ka denoncuar shumëfishim të vlerave të kredive që e kanë futur në procese pafund gjyqësore, me përmbarues e banka teksa mësohet se i kanë marrë gjithçka, përfshirë banesë, makinë e prona të tjera.

Sipas informacioneve të fundit për SYRI-n, shtetasi Pal Trashaj, që ka tentuar ti jap fund jetës ditën e sotme para ambjenteve të SPAK, ka mbërritur rreth orës 13 në urgjencën e QSUT, nga ku po merr edhe mjekim shëndetësorë, ku është me diagnozë intoksikimi.

Login to post comments