Vetëvrasja e Pal Trashajt te dyert e SPAK/ Berisha: Altin Faqeziu mashtroi shqiptarët në vend që të jepte dorëheqjen

E Enjte, 04 July 2024 00:12
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar ashpër në lidhje me aktin e rëndë të ndodhur para dyerve të SPAK, ku Pal Trashaj i dha fund jetës duke pirë fostoksinë pasi nuk e priste asnjë prokuror për denoncimet e tij.

‘Altin Faqeziu mashtroi publikisht shqiptarët në vend që të jepte dorëheqjen’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq, çdo ditë ky vend është shndërruar në vendin e dramave njerëzore ndër më të rëndat. 

Çdo ditë Shqipëria dëshmohet vendi në të cilin qytetarët jo vetëm që nuk kanë asnjë lloj mbrojtje nga ligji dhe shteti, por janë viktima të korrupsionit, të vjedhjes, të trysnisë së krimit.

Çdo ditë korrupsioni, vjedhja merr jetë shqiptarësh.

Çdo ditë mungesa e drejtësisë shkakton vetëgjyqësi, shkakton vrasje ose vetëvrasje.

Dje kreu suicid publik një intelektual i shquar i Lezhës. Një personalitet i vërtetë i atij qyteti dhe rrethi, Pal Trashaj.

Viktimë e egër e skemave qeveritare korruptive.

Skemave të mikrokredive, për të cilat ministrat, qeveritarët e Edi Ramës i mbrojtën me ligj.

Pal Trashaj, një aktivist, një intelektual i lirë, ishte një zë vibrant në jetën politike dhe sociale të Lezhës.

Mori një kredi tek skemat gjakpirëse dhe ajo e çoi si rezultat i veprimeve antiligjore, shtetërore, gjer në vetëvrasja.

Dje, Pal Trashaj, për të cilin unë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij në Lezhë, para gazetarëve deklaroi se unë erdha këtu të takoj Altin Zamanin. Dhe ai, pas orësh të tëra, nuk më priti. Erdha këtu, sepse tha ai, kam denoncuar ministra, ish-ministra, deputetë, zyrtarë të narkoqeverisë.

Për këtë arsye, u deklaroi ai gazetarëve, unë piva helmin e vdekjes.

Skenë shekspiriane!

Kurse pas këtij akti, Altin Faqeziu, mashtroi publikisht shqiptarët.

Altini i pafytyrë u tha shqiptarëve se erdhi dhe po kërkonte një OPGJ. Ndërkohë kur i ndjeri u deklaroi gazetarëve, kërkova takim me Altin Dumanin, sepse kam denoncuar ministra, ish-ministra, për vepra kriminale.

Shikoni pra, as para vetëvrasjes, as para vdekjes së një njeriut të pafajshëm që kërkonte drejtësi dhe drejtësi nuk gjente, që Altin Zamani nuk guxonte të ballafaqohej me të, se fshehte denoncimet e tij.

Ai nuk impresionohet, ai nuk tërhiqet. Ai është si me qenë i biri apo vetë pesë herë me kriminel se Nuredini, kushëriri i tij.

Mashtrues i pafytyrë publik!

Në vend të kërkesës ndjesë publike dhe dorëheqjes së menjëhershme nga detyra, mashtron shqiptarët si një ordiner i pafytyrë se ai po kërkonte një OPGJ.

Login to post comments