Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përfunduar në pranga.
Mësohet se bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk dihen.
Arrestimi është kryer nga BKH, e mbështetur nga Policia e Tiranës.
Ish0ministri po hetohet nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje" për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit.
Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë.