Ky është momenti kur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, futet në Policinë e Tiranës.
Mësohet se oficerët e kanë arrestuar Beqaj, rreth orës 07:00, në shtëpinë e tij në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ai u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni.
Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar.