Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua për abuzimet me fondet e BE

E Enjte, 04 July 2024 10:18
 

Dalin në dritë detaje të tjera në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

SYRI TV raporton se bëhet fjalë për abuzimet me fondet e BE-së.

 

Sipas burimeve, abuzimet janë kryer në kohën kur Beqaj drejtonte SASPAC (Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës). 

Kjo agjenci do menaxhonte fondet e ndihmës nga donatorët e huaj.

Prokurorët Elida Kaçkini dhe Altin Dumani kanë firmosur kërkesën për arrestimin e ish-ministrit.

Login to post comments